Shkencëtarët janë të sigurt se e kanë zbuluar femrën më të bukur në botë.
Simetria e fytyrës ishte faktori kryesor për marrjen e këtij “vendimi”.
Sipas tyre, fytyra e saj është e përsosur.
Fjala është për Florence Colgate dhe ajo vjen nga një qytet i vogël në Britani të Madhe.
Colgate punon në një dyqan peshqish dy ditë në javë.
Bukuria e saj ishte zbuluar në një garë në të cilën ajo kishte marrë pjesë , garë për fytyrat më të bukura të Britanisë.
Ajo kishte dërguar një fotografi të fytyrës së saj pa grim dhe i kishte tërhequr më shumë se 8,000 njerëz me bukurinë e saj.
Thuajse të gjitha që kishin marrë pjesë në këtë garë kishin pasur ndërhyrje kirurgjike dhe ishin eliminuar nga gara.