Në një epokë kur seksi ka marrë vlera të rëndësishme në shoqëri, femrat vazhdojnë të mos jenë akoma të përmbushura dhe kanë vështirësi për të shprehur atë që duan vërtetë. Seksologia franceze Valeri Doyen shpjegon arsyet.
Sipas INFOP, Institutit Francez i Opinionit Publik i cili realizoi në vitin 2014 një sondazh, rezultatet treguan se vetëm 2 femra në 10 përjetojnë kënaqësi seksuale.
Sot, sipas seksologes Doyen, 3 apo 4 femra në 10 përjetojnë një orgazmë. Por sipas saj kjo është vetëm gjysma e shqetësimit, sepse duhet ndarë mirë “të kuptuarit” midis kënaqësisë dhe orgazmës. Fatmirësisht femrat që nuk kanë orgazëm ndjejnë përgjithësisht kënaqësi. Seksologia thotë se në një epokë kur seksi ka marrë vlera shumë të rëndësishme në shoqëri, femrat duken akoma të tërhequra nga dëshirat e tyre. Vërehet një kontradiktë midis diskutimit, “shumë e lirë” apo “turpit real” ndaj kësaj tematike tek femrat. Ato reflektojnë shumë mbi këtë gjë ndaj dhe kjo nuk i lejon të jenë të lira për të arritur një orgazëm. Ato kanë një kontroll permanent të vetes, apo frikë të shikojnë ndryshe. Femrat kanë turp të qëndrojnë në disa pozicione që mund t’u sillnin atyre më shumë kënaqësi. Por duhet gjithmonë të jesh pak egoist për ta arritur vetë orgazmën.
Sipas studimit, praktikat seksuale më të përdorura nuk janë ato që favorizojnë dëshirat e femrave. Femrat nuk i realizojnë dot dëshirat e tyre deri në momentin që do t’i verbalizojnë. Ato besojnë se partneri i tyre duhet të përpiqet ta gjejë këtë gjë. Sigurisht ky është rasti për lidhje e gjata, por sot flasim për një femër që ndërron disa partnerë seksualë. Një gjest që mund të funksionojë me një femër, nuk funksionon me tjetrën. Në të kundërt orgazma mashkullore provokohet nga përkëdheljet në zona të caktuara, prekja dhe puthjet. Vetëm në raste të ralla mjafton vetëm penetrimi. Konteksti është pak a shumë favorizues në kënaqësi dhe orgazëm.
Por femrat nuk guxojnë të kërkojnë atë që duan. Në kulturën fetare femra duhet të menaxhojë apo formulojë atë që partneri dëshiron. Për pasojë femrat kanë frikë të guxojnë. Në mendjet e tyre rrahin pyetjet, “Çfarë do të mendojë ai nëse bëhem më e egër?”. Pra frika për të ndryshuar imazhin. Do të kalonim nga “Shën Mëria” në “femrën e lirë” dhe për disa kjo është e vështirë. Veçanërisht në rastet kur femrat bëhen nëna.
Sigurisht që zgjidhja është komunikimi, por jo përgjatë raportit seksual që askush të mos ndjehet i dështuar. Por në një moment të qetë për të evituar pakënaqësitë, restorant apo shtëpi. Duhet reaguar gjithmonë pozitivisht ndaj kërkesës së partnerit. “Më pëlqeu shumë ajo që bëmë herën e fundit e mund ta përsërisim”, mund të ishte një nga përgjigjet. Përgjatë kohës që bëhet dashuri mund të përdoret gjithashtu edhe gjuha e trupit.
Burimi: Le Figaro Madame