Keni provuar të vendosni alarmin, e fikni dhe flini prapë gjumë? Fjalia “edhe 5 minuta” shkon 1 orë. Shumë njerëz duan ta fillojnë ditën herët por zgjohen të lodhur dhe flenë prapë duke u bërë edhe vonë për shkollë ose punë. Ajo çfarë duhet të bëni është të fokusoheni tek rutina juaj e darkës. Nëse i ndiqni këto hapa do zgjoheni në 7 të mëngjesit.
1. Ne kemi një alarm për tu zgjuar në mëngjes, por pse mos të vendosni një alarm për të fjetur?
Vendosni një alarm në orën 21:00 dhe kur alarmi të bie, dilni nga rrjetet sociale, mos e merrni laptopin në krevat dhe shtrihuni për të fjetur.
2. Mos hani pas orës 21:00. Studimet kanë treguar se të ngrënit 2 orë para gjumit dëmton fjetjen.
3. Lëreni celularin jashtë dhomës së gjumit sepse njoftimet dhe mesazhet nuk do t’ju lënë të flini. Blini një orë me alarm për ty zgjuar në mëngjes.