Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Një kapitull i ri për Agnesa Vuthajn, ish-Miss Shqipëria në pritje të ëmbël! 01/01/2026
U bënë prindër pak ditë më parë, Vesa uron Mirlindin për 28-vjetorin! 01/01/2026
“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut? 31/12/2025
“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë… 31/12/2025
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh 30/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Ndërrimi i orës, ja si të përshtateni më lehtë me dimrin që po afron

30/10/2016
in Breaking News, Këshilla, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Ndërrimi i orës, ja si të përshtateni më lehtë me dimrin që po afron

Akrepat e orës kaluan 60 minuta prapa. Kthimi në orën standarde shënon ardhjen e dimrit. Dita zvogëlohet dhe së bashku me ndërrimin e stinës, bioritmi ynë ndryshon. Ndaj është shumë e rëndësishme të qetësohemi dhe të mendojmë për mirëqenien.





Sipas disa studimeve, alarmi në mëngjes është një traumë e vërtetë. Nëse iu duket e mundimshme të çoheni kur ende është errësirë dhe asnjë alarm nuk arrin t’iu shkëpusë nga bota e ëndrrave, provoni me ndriçimin.

Simuloni një agim me një dritë që rritet, është ideal për zgjim nga gjumi me buzëqeshje.
Ngacmoni shqisat tuaja: Nëse zgjoheni në moment të fundit dhe sa hap e mbyll sytë jeni veshur dhe përfundoni duke pirë kafenë e zakonshme shpejt e shpejt, nuk bën… Shmangini këto zakone.


Sekreti është që të shfrytëzoni mbrëmjen e mëparshme. Vendosni në tryezë ushqimet që iu duhet të konsumoni në mëngjes dhe shtoni një detaj që mund të frymëzojë ditën tuaj, për shembull një libër apo revistë për ta shfletuar në autobus ose gjatë pushimit në punë.

Siç sugjerojnë ekspertët, ecja në ajër të pastër është një stërvitje për të mos u anashkaluar, e lehtë dhe pa kosto. Ju mund të dilni xhiro çdo ditë, do të shndërrohet në një anti-stres. Drita diellore stimulon prodhimin e endorfinës, lufton depresionin dhe të zgjon mendërisht. Veç kësaj, ecja në natyrë ka një efekt në rigjenerimin e lëkurës.

Kjo periudhë e vitit kërkon angazhim serioz për sa i takon përkujdesjes për trupin, ndaj i ftohti dhe errësira mund t’iu demotivojnë. Për të luftuar lodhjen dhe apatinë duhet që ju të përqendroheni tek burimet tuaja jetike për të rritur energjinë.

Sigurohuni që të keni çdo ditë një moment për veten. Jepini vetes suaj ngrohtësi duke konsumuar ushqime të vlefshme e të ngrohta si supa me perime të stinës, që ndihmojnë për pastrimin e trupit dhe ngrohur shpirtin.

Këshilla e fundit, qetësoni mendjen. Gjatë vjeshtës dhe dimrit ciklet e natyrës na tregojnë rëndësinë e pushimit. Në fund të ditës jepini vetes kënaqësinë e një dushi të nxehtë dhe pse jo ndonjë masazhi aromatik me vajra esencialë, bimë mjekësore etj, për të favorizuar relaksimin.

Kur qetësoheni, ulni ritmin e aktivitetit të ditës dhe mësoni të shijoni momentin e paarritshëm. Kjo rrit forcën e jetës dhe është një lumturi./tvklan.al

Tags: nderrimi i oressi te pershatemi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Një kapitull i ri për Agnesa Vuthajn, ish-Miss Shqipëria në pritje të ëmbël!
Breaking News

Një kapitull i ri për Agnesa Vuthajn, ish-Miss Shqipëria në pritje të ëmbël!

01/01/2026
U bënë prindër pak ditë më parë, Vesa uron Mirlindin për 28-vjetorin!
Breaking News

U bënë prindër pak ditë më parë, Vesa uron Mirlindin për 28-vjetorin!

01/01/2026
“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut?
Breaking News

“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut?

31/12/2025
“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë…
Breaking News

“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë…

31/12/2025
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh
Breaking News

Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh

30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?
Breaking News

Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?

30/12/2025
Next Post
Disa ide si mund ti bëni thonjtë për Halloween

Disa ide si mund ti bëni thonjtë për Halloween








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera