Angela Martini dhe Dafina Zeqiri, përveç se dy vajza bukuroshe, kanë dhe një tjetër të përbashkët. Të dyja kanë pasur histori dashurie me reperin e njohur Ledri Vula. Por kjo, nuk i ka penguar ato për të qenë mike të mira pasi kanë hedhur pas historitë e shkuara dhe të dyja jetojnë të lumtura dashuritë e reja. Në një foto të publikuar nga Angela Martini duket qartë se vajzat po kalojnë shumë mirë nën shoqërinë e njëra-tjetrës dhe fotografit të famshëm shqiptar, Fadil Berishës, i cili është shumë i afërt me të dyja dhe duket të ketë qenë arsyeja pse ato janë bërë bashkë.