Një ish-pornostare tajlandeze ka deklaruar se ka gjetur dashurinë e jetës së saj, e për t’ia arritur kësaj e ka ndihmuar Budizmi. Ajo thotë se lutjet dhe meditimi e ndihmuan atë që të gjejë dashurinë tek arkitekti 70-vjeçar Harold Jennings Nesland Jr. 31-vjeçarja, e njohur me emrin e saj të artit “Nong Nat” hoqi dorë nga karriera e saj e vjetër si yll i “Tokyo Hunter” dhe “Asian Heart”. Si një grua e martuar ajo njihet me emrin Kejsarin Chaichalermphol dhe është e fokusuar tek idealet e budizmit. “Vepra të mira, meditim dhe lujtje”, shprehet ajo duke shtuar se kjo është filozofia që e ndihmoi që të lidhej me 71-vjeçarin./tch