Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Kendall Jenner mohon operacionet plastike por fansat i nxjerrin provat! 14/01/2026
“Pandoro Gate”: gjykata vendos për fatin e Chiara Ferragni 14/01/2026
Afrimiteti Dolce-Limi, vjen reagimi i Edit 14/01/2026
Është në pritje të ëmbël? Argjira thyen heshtjen 14/01/2026
La përfundimisht garën, Ilir Vrenozi zbulon arsyen 14/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

10 femrat më të bukura shqiptare në 100 vite (FOTO)

16/11/2015
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
10 femrat më të bukura shqiptare në 100 vite (FOTO)

Ato kanë qenë të forta, të afta, të talentuara por në të njëjtën kohë edhe shumë të bukura. Ja disa nga femrat më të bukura të ekranit dhe shoqërisë shqiptare ndër 100 vite.
Mbretëresha Geraldinë





mbreteresha

Mbretëresha e vetme e Shqipërisë, bashkëshortja e mbretit Ahmet Zogu i Parë, ishte një zonjë shumë e bukur dhe elegante. Hungarezja mbeti një grua sharmante, deri në ditët e fundit të jetës.


Sara Blloshmi

sara

Padyshim femra më e bukur e Shqipërisë, tejet e emancipuar dhe muzë e poetëve dhe skulptorëve, ajo shfaqej shpesh në pritjet e Pallatit Mbretëror. Thuhet se ajo vallëzonte më shpesh se gratë e tjera me Mbretin Zog, por nuk dihet nëse ka pasur ndonjë lidhje mes tyre.

Musine Kokalari

musine

Shkrimtarja e parë femër shqiptare. Nuk ishte vetëm një grua e fortë e disidente e regjimit komunist, por në të njëjtën kohë edhe shumë e bukur. Kokalari ishte një rrezatim virtytesh e vlerash kulturore, të dobishme për vendin.

Margarita Xhepa

margarta

Aktorja e mbi 150 roleve në teatër dhe 32 në kinematografi, do të spikaste jo vetëm për talentin e rrallë, por edhe për pamjen e saj të jashtme. Lushnjarja e bukur Margarita Xhepa mban titujt “Artiste e Kombit” dhe “Nderi i Kombit”.

Edi Luarasi

edi

Aktorja e skenës dhe filmit, prezantuese e festivalit të 11-të në RTSH, rrobaqepëse me kategori të shtatë, ku përpos këtyre virtyteve është vlerësuar edhe për bukurinë e saj të jashtme. Aktorja Edi Luarasi ka interpretuar mbi 70 role në skenë.

Rajmonda Bulku

rajmonda

Në vitet 80, kinematografisë shqiptare do ti shtohej një aktore shumë e bukur dhe ajo ishte, Rajmonda Bulku.

Liljana Kondakçi
liljana

Jo vetëm një këngëtare e suksesshme, ku numëron shumë çmime të para në karrierën e saj artistike, por në të njëjtën kohë edhe një nga femrat më të bukura të festivaleve, të viteve 60-70 në Shqipëri.

Parashqevi Simaku

parashqevi
Nëse në Shqipërinë e viteve ’80 do të ekzistonte “YouTube”, ajo do të ishte këngëtarja më e klikuar. Përpos çmimeve të para në festivale këngët e saj janë konsideruar hite të padiskutueshme, që kanë mbetur edhe sot në memorien e të gjithëve. Parashqevi Simaku ka qenë një figurë e kompletuar skenike, sepse përveçse shumë e talentuar ka qenë edhe shumë e bukur.

Eli Fara
eli
Nëse i hedh një sy titujve të gazetave, Eli Fara konsiderohet si gruaja që ka bërë një pakt të përjetshëm me rininë. Këngëtarja e serenatave korçare vazhdon të jetë një nga femrat më të bukura dhe të komentuara të showbiz-it shqiptar.

Valbona Selimllari

valbona
Është shpallur Miss-i i parë shqiptar, por publiku e ka cilësuar gjithnjë si Miss-in më të bukur të të gjitha kohërave. “Bobi” siç e thërrasin miqtë ka qenë gjithashtu edhe imazhi i parë i reklamave shqiptare. Ajo është nënë e tre fëmijëve dhe duket sikur vitet për të kanë stopuar. / Opinion.al

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Kendall Jenner mohon operacionet plastike por fansat i nxjerrin provat!
Breaking News

Kendall Jenner mohon operacionet plastike por fansat i nxjerrin provat!

14/01/2026
“Pandoro Gate”: gjykata vendos për fatin e Chiara Ferragni
Breaking News

“Pandoro Gate”: gjykata vendos për fatin e Chiara Ferragni

14/01/2026
Afrimiteti Dolce-Limi, vjen reagimi i Edit
Breaking News

Afrimiteti Dolce-Limi, vjen reagimi i Edit

14/01/2026
Është në pritje të ëmbël? Argjira thyen heshtjen
Breaking News

Është në pritje të ëmbël? Argjira thyen heshtjen

14/01/2026
La përfundimisht garën, Ilir Vrenozi zbulon arsyen
Breaking News

La përfundimisht garën, Ilir Vrenozi zbulon arsyen

14/01/2026
Rihanna publikon për herë të parë imazhin e djalit të saj!
Breaking News

Bebi nr.4 është rrugës? Rihanna na bëri lëmsh!

14/01/2026
Next Post
11 futbollistët më të paguar në Shqipëri, ja shifrat

11 futbollistët më të paguar në Shqipëri, ja shifrat








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera