Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
3 vjet pa folur me njëri-tjetrin, çfarë po ndodh mes vëllezërve William-Harry? 06/03/2026
Arrestohet Britney Spears! 06/03/2026
“Të bukura aq sa zgjasin”, Einxhel Shkira flet për krisjen e raportit me miqtë e ngushtë! 06/03/2026
Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë! 05/03/2026
Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York 05/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Gjërat që duhet të keni parasysh për njerëzit me ndjeshmëri të lartë

01/11/2016
in Jetë, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Gjërat që duhet të keni parasysh për njerëzit me ndjeshmëri të lartë

Duke njohur vetveten se sa të ndjeshëm jeni, kjo mund të shpjegojë shumë gjëra rreth jush.





Studimet tregojnë se 15-20% e popullsisë është shumë e ndjeshme. Megjithatë, njerëzit nuk e dinë se çfarë nënkupton kjo. Edhepse mund të ndërlidhet me introvertët, të qenurit një person shumë i ndjeshëm nuk është e njejta gjë.
Në vazhdim po ju paraqesim 9 gjërat që njerëzit me ndjeshmëri të lartë bëjnë:

Ata tronditen pa masë kur kanë shumë gjëra për të bërë.
Njerëzit super të ndjeshëm luftojnë për të qëndruar në detyrë, sidomos kur kanë shumë gjëra për të bërë. Ata janë vazhdimisht në ankth dhe me rritjen e nivelit të stresit, ata kanë më shumë vështirësi për të qenë produktivë.


Për ta, ambientet e zhurmshme janë tepër kaotike.
Njerëzit me ndjeshmëri të madhe nuk punojnë nëpër ambiente të hapura sepse shqisat e tyre nuk përballojnë pamjet, tingujt, aromat dhe aktivitetin gumëzhues rreth tyre.

Ata bëhen shpejt “të uritur”
Kur njerëzit e ndjeshëm uriten shumë shpejtë, zemërimi i tyre rritet edhe më shumë. Ata luftojnë për të funksionuar dhe shpesh frustrimet e tyre i hjekin përmes gjërave që kanë më afër vetes.

Ata nuk performojnë mirë kur janë nën vëzhgim.
Njerëzit me ndjeshmëri të madhe, funksionojnë më së miri kur janë në ambient privat. Nëse kanë ndonjë prezantim para shefit të tyre apo diçka para publikut, këta performojnë dobët për shkak të presionit.

Ata janë të prekur thellë nga arti.
Nëse bëhet fjalë për ndonjë pjesë muzikore apo ndonjë vizitë e galerisë së artit, personat me ndjeshmëri të lartë e vlerësojnë shumë artin. Ata përmes kreativitetit ndezin emocionet e tyre.

Ata arrijnë të dallojnë njerëzit që janë në siklet.
Këta persona lehtë kuptojnë njerëzit tjerë kur ndodhen para ndonjë situate të vështirë ose ndonjë sikleti të mundshëm..

Ata tërhiqen kur gjërat përkeqësohen.
Pas një jave të lodhshme, personat me ndjeshmëri të madhe kanë nevojë për kohë të kaluar në qetësi. Një dhomë gjumi e errët, mund të sigurojë hapësirë të nevojshme për rikuperim.

Ata nuk durojnë zëra të lartë dhe të zhurmshëm.
Fishekzjarre që lëshojnë zhurmë, koncerte me zë të lartë nuk janë edhe shumë zbavitëse për personat e ndjeshëm, në krahasim me pjesën tjetër të popullsisë.

Ata shmangin mediat e dhunshme.
Të shikuarit e filmave të dhunshëm apo video lojëra grafike mund të jenë shumë për njerëzit e ndjeshëm, andaj mos u befasoni se pse nuk kërkojnë asnjëherë nga ju të shikoni ndonjë film horror së bashku. Përparësitë dhe mangësitë e të qenurit person shumë i ndjeshëm Përderisa shumica paralajmërojnë se të qenurit person i ndjeshëm ndërlidhet me rritjen e rrezikut për depresion dhe ankth, nuk është gjithnjë kështu. Personat me ndjeshmëri të lartë janë shumë më të ndërgjegjshëm, ata arrijnë të vërejnë detaje që të tjerët as që mund ti paramendojnë, madje janë shumë kreativ. Të qenurit super i ndjeshëm nuk nënkupton se keni një çrregullim që duhet ta fiksoni. Kjo thjeshtë tregon se ju i përpunoni të dhënat senzorike më thellë./femra/

Tags: ndjeshmerinjerez
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!
Jetë

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!

24/02/2026
Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…
Lajme

Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…

18/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Next Post
Foto/ Ja sa kushton makina tepër luksoze që nget Morena

Foto/ Ja sa kushton makina tepër luksoze që nget Morena








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera