Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Të ndash është të duash”, Sara Karaj na dha një mesazh të veçantë këto festa! 04/01/2026
“E dua…”/Ç’po ndodh? Miri në lot pasi e ndanë nga krevati me Selin 04/01/2026
Gruaja e Mirit reagon për herë të parë pas videos me Selin 04/01/2026
Loja sapo fillon! Zbulohen rolet e Kiarës dhe Luizit në filmin e ri 04/01/2026
“E kam njohur jasht…”/ Brikena sqaron deklaratën e famshme: A ka qenë ndonjëherë në lidhje? 04/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Po prisni të bëheni nëna? Duhet të merrni me shumë nga kjo vitaminë për të parandaluar defektet tek foshnja

02/11/2016
in Jetë, Këshilla, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Po prisni të bëheni nëna? Duhet të merrni me shumë nga kjo vitaminë për të parandaluar defektet tek foshnja

Gratë shtatzëna që po presin të lindin në dimër, duhet të marrin më shumë suplemente të vitaminës D që të shmangin shfaqjen e defekteve te bebet, sugjeron një studim i ri, shkruan shendeti.





Ekspertët e Universitetit të Southemptonit dhe Oksfordit vunë re se nivelet e vitaminave uleshin ndjeshëm te nënat që lindnin në dimër, kjo në krahasim me nivelet e vitaminave te nënat që prisnin të lindnin në verë. Ata gjithashtu zbuluan se e njëjta gjë ndodhte edhe me nënat të cilat shtonin peshë gjatë shtatzënisë. Mungesa e vitaminës D është e zakonshme te personat të cilët nuk e ekspozojnë lëkurën në diell. Vitamina D është shumë e rëndësishme, sidomos gjatë periudhës së shtatzënisë, pasi ndihmon në zhvillimin e fëmijës gjatë kohës që ai është në mitër, në formimin e kockave dhe trurit.Në studim morën pjesë 829 gra, të cilat u ndoqën që nga java e 14 e shtatzënisë deri në ditën e lindjes. Gjysma e grave morën një sasi prej 25 mg vitaminë D në ditë, dhe gjysma tjetër mori një pilulë të zakonshme.

Në fillim të studimit, 60 % e grave kishin nivele të ulëta të vitaminës D në gjak. Në javën e 34 të shtatzënisë, tek pjesa më e madhe e grave ishin rritur nivelet e vitaminës D në gjak në mënyrë të konsiderueshme. Ndërsa 18% e tyre kishin ende nivele të ulëta të vitaminës D në gjak, pavarësisht faktit që ato kishin marrë suplemente më shumë se doza e rekomanduar nga NHS.Kjo ishte më e theksuar te gratë të cilat prisnin të bëheshin nëna në dimër dhe tek ato të cilat kishin fituar peshë të konsiderueskme gjatë shtatzënisë.
Marrja e vitaminës D është shumë e rëndësishme, sidomos pas një zbulimi të bërë nga një studim i kohëve të fundit, i cili thotë se mungesa e kësaj vitamine mund të shkaktojë probleme mendore.


ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 
Këshilla

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 

12/12/2025
“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
Next Post
FOTO/ Mallkon Stresi: Zoti ekziston, do të paguani

FOTO/ Mallkon Stresi: Zoti ekziston, do të paguani








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera