Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Brikena e lidhur me Atdheun e “Për’puthen”? Reagon ish-konkurrenti 11/01/2026
Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit 11/01/2026
Puthi në buzë banoren e re, Stelina i del kundër Kejsit me akuza të forta 11/01/2026
Xhesika Berberi i thotë “PO” dashurisë! 10/01/2026
Eklipsi diellor në Ujor, koha për fillime të reja! 10/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

RREFIMI/ Valbona Selimllari hap zemrën: Ja çfarë ëndërroj për fëmijët e mi, vajzën nuk do e bëj Miss!

02/11/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
RREFIMI/ Valbona Selimllari hap zemrën: Ja çfarë ëndërroj për fëmijët e mi, vajzën nuk do e bëj Miss!

Si rrallëherë, e bukura Valbona Selimllari është ulur në divanin e një studioje televizive dhe ka treguar për jetën e saj. E ftuar në programin e Rudina Magjistarit, ajo ka folur pak më parë “live” për të shkuarën, fëmijët, familjen e ëndrrat që ka thuruar për të ardhmen e të vegjëlve. Me titullin e përjeshtshëm “Miss-i i parë shqiptar”, këtu e pati edhe zanafillën biseda midis Rudinës dhe Valbonës. Përmes pamjeve dhe kujtimeve të Bobit, risollën edhe një herë në vëmendjen e publikut vitet e para kur në skenën e ekranin shqiptar, ecnin hijshëm vajza me bikini, kohë që Miss-i i quajti të vështira për shkak të paragjykimeve. Më tej biseda u përqendrua tek ajo që Valbona është sot, një nënë e përkushtuar dhe e lumtur. Ajo ndau me Rudinën dhe teleshikuesit dëshirat që uron për tri fëmijët e saj, duke përshkruar edhe pak nga karakteri i tyre. Duke qenë se imazhin e së bijës Valbona e ka ruajtur nga sytë e kuriozëve, Magjistari zbulon se e vogla është shumë e bukur, aq sa nëna e saj. Por megjithëkëtë ajo nuk do të bëhet Miss, pasi mami Bobi nuk do. “Mëmësia është gjëja më e bukur që më ka ndodhur. Unë jam një mama autoritare. Nuk do ta bëj Miss vajzën. Nuk dua që fëmijët e mi të shfaqen nëpër ekrane. Mundohem t’i flas për vlerat e ata t’i përkushtohen shkollës. Kur të bëhen 18 vjeç janë të lirë të zgjedhin nëse duan të bëhen të famshëm”, ka thënë ajo. Dhe me gjasë nuk do të jenë vendime të papritura duke qenë se siç thotë Selimllari, ata që tani ka shfaqur përkushtim e talent. “Kanë shumë personalitet, më pëlqen kur më kundërshtojnë dhe kanë argument. Merren me sport. Dua që Deni të bëhet arkitekt sepse është shumë sistematik në mësime dhe estetik gjithashtu”, është shprehur Selimllari.






Tags: Valbona Selimllari
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Brikena e lidhur me Atdheun e “Për’puthen”? Reagon ish-konkurrenti
Breaking News

Brikena e lidhur me Atdheun e “Për’puthen”? Reagon ish-konkurrenti

11/01/2026
Puthi në buzë banoren e re, Stelina i del kundër Kejsit me akuza të forta
Breaking News

Puthi në buzë banoren e re, Stelina i del kundër Kejsit me akuza të forta

11/01/2026
Xhesika Berberi i thotë “PO” dashurisë!
Breaking News

Xhesika Berberi i thotë “PO” dashurisë!

10/01/2026
E shtuna nuk vjen siç e prisnit, ja cilat shenja do të surprizohen!
Breaking News

Eklipsi diellor në Ujor, koha për fillime të reja!

10/01/2026
“Do të ta mbaj emrin lart”, Ronela kujton të atin e ndjerë!
Breaking News

“Do të ta mbaj emrin lart”, Ronela kujton të atin e ndjerë!

10/01/2026
“Nuk jam lezbike”, Kendall Jenner i jep fund thashethemeve: Do ta thosha hapur nëse do isha!
Breaking News

“Nuk jam lezbike”, Kendall Jenner i jep fund thashethemeve: Do ta thosha hapur nëse do isha!

10/01/2026
Next Post
Zbulohet data e dasmës, ja kur do të martohen Turi e Orinda

Zbulohet data e dasmës, ja kur do të martohen Turi e Orinda








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera