Një persekutim i pafund i nisur në rrjetet sociale. Presion psikologjik që zgjaste prej muajsh dhe që kishte detyruar familjen e 15-vjeçares Natalie Natividad nga Hebbronville në Texas, ta largonin nga shkolla për disa javë. Por pavarësisht ndihmës së familjarëve dhe psikologëve, Natalie nuk arriti të dilte nga tuneli i depresionit shkaktuar nga bulizmi. Të premten ajo u vetëhelmua me një sasi ilaçesh vdekjeprurëse dhe ndërroi jetë në spital. Adoleshenten e tallnin në shkollë për pamjen e saj dhe e injoronin. Nga korridoret talljet shpërthyen në rrjetet sociale ku vajza merrte pa pushim mesazhe ku e e quanin të shëmtuar e i kërkonin të vetëvritej.
BURIMI: Il Messaggero