Një djalosh 7-vjeçar para se të ndërronte jetë shkroi një letër e cila mund t’i thyejë zemrën çdokujt.
Marshall Clark, nga Plymouth in Devon, u tha miqve të tij se atje ku do shkonte do mund të hante luleshtrydhe, të vraponte dhe të shijonte fëmijërinë e tij në parajsë.
Djaloshi kishte 10 muaj që dergjej në shtrat dhe kishte humbur shikimin, lëvizshmërinë dhe aftësinë për të komunikuar.
Ai vdiq disa ditë para ditëlindjes së tij të 8-të dhe familja e tij shumë e mërzitur kishte publikuar letrën e tij në blogun e gjyshes së tij Elsies.
Në letër, Marshalli kishte shpjeguar të gjitha gjërat që mund të bënte në parajsë./tvklan.al