Lajmet që romanca e Prince Harry-t me aktoren Meghan Markle sapo kanë shpërthyer, por çifti duket se e ka seriozisht. Ajo madje është takuar edhe me të atin e tij, Princin Charles. Markle merr sigurisht shumë pikë po të marrë aprovimin e Princ Charles, “Shkoi shumë mirë. Të gjithë e pëlqyen Meghan”, ka thënë një burim për Us Weekly. Fundjavën që kaloi, Harry thuhet që ka bërë një udhëtim sekret për të takuar Markle në shtëpinë e saj në Toronto, sipas Us. “Ai po çmendej nga gëzimi kur mbërriti”, ka thënë një mik i Princit. Ndërsa të gjithë festonin Halloween-in, çifti ka qëndruar në shtëpinë e saj në periferi duke luajtur me dy qentë që ajo mban në shtëpi. “Është shumë serioze”, ka shtuar burimi. Nuk ka foto nga takimet e tyre, por aktorja postoi këtë foto në Instagram, që duket se e tregon qartë fundjavën me partnerin e saj të ri./revistaclass