Ndonëse Marina Vjollca e di se një pozë e saj shihet nga mijëra njerëz brenda pak minutave, ajo nuk e vret shumë mendjen. Ulur mbi divanin e shtëpisë së saj në Tiranë, ku jeton me të dashurin reper Getoar Selimi, bukuroshja e “Top Channel” nuk e ka aspak problem që përreth ka rrëmujë. Sigurisht që prezantuesja mund t’i shtynte pak më tutje rrobat mbi divan, apo të zgjidhte një kënd tjetër për foton, por nuk e ka bërë. Ajo është shfaqur thjesht, siç rrimë të gjithë në shtëpitë tona. Kjo i ka pëlqyer shumë fansave që kanë vërshuar me komente.