“5 vjet nga dhurata më e bukur që jeta na dha, për t’i dhënë jetë mrekullisë sonë. Gëzofsh gjithë jetën dritë syri! Rrofsh gjatë për të qenë e lumtur e për të bërë njerëz të lumtur!” Me këto fjalë gazetarja e prezantuesja Sonila Meço, i ka uruar ditëlindjen vajzës së saj Amaris. Nga rrjetet sociale mësuam se për 5-vjetorin e saj është bërë edhe një festë. Ja tek e shohim të lumtur familjen e Sonilës, në një pozë që ka sjellë bashkë me urimin, mikesha e saj Rozana Radi.