Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Xhesika Berberi i thotë “PO” dashurisë! 10/01/2026
Eklipsi diellor në Ujor, koha për fillime të reja! 10/01/2026
“Do të ta mbaj emrin lart”, Ronela kujton të atin e ndjerë! 10/01/2026
“Nuk jam lezbike”, Kendall Jenner i jep fund thashethemeve: Do ta thosha hapur nëse do isha! 10/01/2026
Lim Hoti konfirmon hyrjen në BBVK? Postimi i tij thotë gjithçka 09/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

FOTOT/ Robert Aliaj merr dhuratë nga Valbona Selimllari? Unaza e diamantit kushton 13 350 dollarë

05/11/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
FOTOT/ Robert Aliaj merr dhuratë nga Valbona Selimllari? Unaza e diamantit kushton 13 350 dollarë

Robert Aliaj, një nga anëtarët e jurisë në spektaklin e kërcimit “Dance with me” në “Klan”, habiti publikun me ‘look­un’ e së hënës së fundit, pasi u shfaq në ekran i maskuar si femër, me paruke të verdhë, dhe me emrin Roberta. Gjatë komunikimit me moderatoren e spektaklit, Alketa Vejsiu, ai hyri komplet në rol, pasi si në teatër, u distancua nga vetvetja, personazhin e të cilit e luajti kësaj here këngëtari nga Kosova, por që jeton në Zvicër, Gjon Karrica. Ndër të tjera, Roberti si Roberta, foli dhe për një unazë diamanti të zi, super të shtrenjtë që mbante në gisht, për të cilën theksoi se e kishte blerë me paratë e tij. Të gjithë krijuan përshtypjen se edhe unaza ishte pjesë e rolit dhe se do ta mbante në gisht vetëm për një natë (për të kompletuar stereotipin femëror sot të pushtuar nga luksi), por në fakt ai e ka blerë vërtet këtë unazë në Tiranë, çmimi i së cilës është 13 350 USD. Unazën e personalizuar, me diamant të zi 3 karat, diamant të quajtur round cut 0.8 karat, dhe e punuar në flori 18 karat ai në fakt e ka blerë me shijen e kundërshtares së tij më të fortë në panelin e “Dance with me”, misit të parë shqiptar Valbona Selimllarit, shkruan sot “Panorama”. Edhe pse në ekran duket se ata nuk e durojnë aspak njëri-­tjetrin duke arritur shpesh në debate të forta televizive, faktet tregojnë se Berti dhe Bona jashtë ekranit janë jo vetëm miq të mirë, por edhe këshillues të njëri­-tjetrit për zgjedhjet që bëjnë. “Panorama” ka siguruar fotot ku dy kundërshtarët që s’bien kurrë dakord në ekran, na shfaqen shumë afër njëri­-tjetrit jashtë tij. 





bona-dhe-berti3

bona-dhe-berti2


Tags: Robert AliajUNAZAValbona Selimllari
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Xhesika Berberi i thotë “PO” dashurisë!
Breaking News

Xhesika Berberi i thotë “PO” dashurisë!

10/01/2026
E shtuna nuk vjen siç e prisnit, ja cilat shenja do të surprizohen!
Breaking News

Eklipsi diellor në Ujor, koha për fillime të reja!

10/01/2026
“Do të ta mbaj emrin lart”, Ronela kujton të atin e ndjerë!
Breaking News

“Do të ta mbaj emrin lart”, Ronela kujton të atin e ndjerë!

10/01/2026
“Nuk jam lezbike”, Kendall Jenner i jep fund thashethemeve: Do ta thosha hapur nëse do isha!
Breaking News

“Nuk jam lezbike”, Kendall Jenner i jep fund thashethemeve: Do ta thosha hapur nëse do isha!

10/01/2026
Lim Hoti konfirmon hyrjen në BBVK? Postimi i tij thotë gjithçka
Breaking News

Lim Hoti konfirmon hyrjen në BBVK? Postimi i tij thotë gjithçka

09/01/2026
S’do ta njihni! Gigi Hadid bën ndryshimin drastik në pamje
Breaking News

S’do ta njihni! Gigi Hadid bën ndryshimin drastik në pamje

09/01/2026
Next Post
FOTOT/ Ledio, të lutem! Njihuni me bashkëshorten dhe vajzën e regjisorit të “Zonë e lirë”

FOTOT/ Ledio, të lutem! Njihuni me bashkëshorten dhe vajzën e regjisorit të “Zonë e lirë”








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera