Marrëdhënia e tyre është kritikuar shumë për shkak të diferencës së madhe në moshë por Mel Gibson 60-vjeç ka mbrojtur romancën me Rosalind Ross 26-vjeçe, i cili pret të bëhet baba për herë të nëntë. Aktori i “Lethal Weapon” ka thënë për “The Mirror”: “Sa i përket moshës dhe lidhjeve, është thjesht një numër. Ne e kuptojmë njëri-tjetrin”. Ai gjithashtu ka folur edhe për Rosalind, me të cilën ka 2 vjet që është lidhur, duke thënë: “Ajo është një vajzë e rritur dhe e kuptojmë shumë mirë njëri-tjetrin. Mund edhe të jetë problem dhe dikush mund të shqetësohet për këto gjëra por deri tani po ecën shumë mirë. Ajo është një vajzë tepër e veçantë.