Greta Koçi flitet se ka vendosur ta ndërpresë në mes rrugëtimin e saj në Partinë Demokratike. Pasi ka nisur garën dhe fushatën për Kryetare të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, ajo është tërhequr. Sipas raportimeve të “Opinion.al”, shkak për këtë është bërë rezultati i dobët që ajo ka marrë në Vlorë. Shkruhet se Greta ka arritur të sigurojë vetëm 17 vota nga të rinjtë e këtij qyteti, duke zënë vendin e fundit në listën e kandidatëve. Ndryshe paraqitet situate e saj në muzikë. Me këngën e fundit artistja po korr shumë sukses dhe është gati për të nxjerrë një material të ri.