Disa fotografi të publikuara nga bashkëshortja e zv/ministrit rus në të cilat shfaqet topless në plazh, kanë hapur një debat të madh në radhët e politikës. 45vjeçarja Svetlana Zakharova, e martuar me zv/ministrin rus Timur Ivanov, njëherësh edhe një fashoniste, ka bërë publike disa foto nga pushimet e saj tropikale ku ka nxjerrë në pah linjat e saj trupore tepër të mira, transmeton Panorama. Fotot ku ajo shfaqet topless por me kurriz, janë kritikuar mjaft nga kundërshtarët politik të bashkëshortit të saj të cilët nuk kanë nguruar t’i kërkojnë vetë Putinit që t’i japë një ndëshkim të rëndë, shkruan ‘Daily Mail’.
Por pavarësisht kësaj, nuk mund të mos përmendet fakti se Svetlana ruan një trup fantastik.