Në kapitullin e kujdesit ndaj flokëve, sot, do të shtojmë edhe një sekret që ka të bëjë me shkëlqimin e tyre. Shkëlqim me mënyrë natyrale, ashtu siç mundohemi gjithmonë t’ju këshillojmë. Nëse nuk keni një bimë aloe vera në vazot tuaja, atëherë duhet të mbillni patjetër. Ajo është e nevojshme, jo vetëm për këtë trajtim, por për shumë të tjera. Procedura është shumë e thjeshtë. Merrni një pjesë të aloe vera dhe futuni në dush. Pasi të keni larë flokët me shampo, me xhelin e aloe-s bëni masazh në të gjithë sipërfaqen e flokëve. Lërini për 5 minuta dhe më pas shpëlani mirë. Vetitë hidratuese të kësaj bime do ju ndihmojnë në rigjallërimin dhe hidratimin e flokëve. Rezultati? Shkëlqim për disa ditë.