Mot i keq dhe erërat e forta kanë sjellë probleme të shumta në portin e Durrësit dhe atë të Vlorës. Për këtë arsye, në Vlorë puna e portit është bllokuar. Një prej trageteve që po ankorohej është përplasur me bankinën e portit. Kjo ka bërë që kapitaneria të pezullojë për momentin punën. Reshjet e shumta dhe moti i keq ka bërë që edhe porti i Durrësit të pezullojë punën deri në qetësimin e motit.