Hunza është një luginë malore në Pakistan dhe njerëzit që jetojnë në këtë territor bëjnë një jetë shumë të thjeshtë. Sëmundjet e zemrës, kanceri, diabeti, obeziteti e sëmundje të tjera të botës perëndimore janë të padëgjuara për njerëzit e Hunza-s. Doktor Jay M. Hoffman udhëtoi në fshatin e Hunza për të studiuar jetëgjatësinë e këtyre personave. Zbulimet e tij u publikuan në librin Hunza, Sekretet e njerëzve që jetojnë më gjatë dhe shëndetshëm. Falë këtij libri edhe ne mund t’i mësojmë sekretet e jetës së tyre.
Aspekti më unik i dietës së këtyre njerëzve ishin farat e kajsisë. Kajsia përmban vitamin B17. Këta njerëz e marrin vitaminën B17, 200 herë më shumë se të tjerët.
Për njerëzit e Hunza, mosha mesatare është 100 vjeç dhe gratë mund të lindin fëmijë edhe në moshën 80 vjeçare.
Dieta e njerëzve të Hunza:
Fruta dhe perime si patate, karrota, spinaq, mollë, manaferra, qershi, dardha, pjeshka dhe kajsi. Arra, lajthi, bajame. Proteinat e kafshëve konsistojnë në mishin e pulës, qumësht, kos dhe djath. Drithëra si hikërra, elb, grurë. Gjithashtu këta njerëz pijnë shumë ujë të ftohtë mineral dhe asgjë tjetër. Vera përdoret vetëm për mjekim.
Njerëzit në Hunza hanë vetëm dy vakte dhe bëjnë shumë punë fizike prandaj janë edhe shumë aktivë dhe energjikë.
Ata agjërojnë gjatë pranverës. Agjërimi zgjat për disa ditë. Ai i bën mirë trupit prandaj njerëzit në Hunza fillojnë të agjërojnë që në moshë të re.
Njerëzit në Hunza bëjnë joga dhe meditojnë çdo ditë.
Ne mund ti përvetësojmë disa nga zakonet e tyre për të përmirësuar jetën tonë.