“Ndihem i rrethuar. Kam bërë një gabim por jo një krim. Nëse më jepni kohë të paguaj taksat për ato para, mund të vazhdoj procesin e vetëdeklarimit. Jam një njeri i ndershëm që kam fituar shumë para duke u mbytur në punë”. Këto janë fjalët dëshpëruese të Fabrizio Coronas, të cilin në Itali e quajnë ndryshe edhe “Mbretin e paparacëve”. Ai ka rënë sërish në prangat e policisë së vendit fqinjë dhe akuzohet për mosdeklarim të ardhurash dhe evazion fiskal. Corona është shfaqur i dëshpëruar në sallën e gjyqit dhe ka kërkuar ndihmë. Kujtojmë se ai kishte vetëm pak kohë që ishte liruar nga burgu.