Ende nuk dihet nëse Tuna Sejdi është apo jo shtatzënë, por me kalimin e ditëve po konfiromohet një tjetër lajm që qarkullon rreth saj. Është fjala për lidhjen e këngëtares nga Shkupi me djaloshin nga Prishtina Patris Berisha. Për ata që akoma nuk e kanë marrë vesh, Patrisi është vëllai i Robert Berishës, bashkëshortit të Nora Istrefit. E kur e tregon kështu tingëllon fiks si një telenovelë moderne. Në këtë seri do të flasim për pushimet e çiftit. Pasi publikoi këngën e saj më të fundit “Bermuda”, Tuna të hënën na përshëndeti nga një vend i bukur me kodra e liqene, duke treguar kështu se ka shkuar të relaksohet diku. Nuk ka vonuar edhe një pozë e Patrisit fiks nga i njëjti vend. Ishte pikërisht “Instagram”-i që e dekonspiroi kësaj here çiftin. Ose ndoshta kjo është edhe një metodë nga ana e tyre për të tërhequr vëmendje rreth vetes. Nëse është kjo e dyta, me siguri ia kanë arritur qëllimit. Tani presim për lajmin e shtatzënisë.