Leona Koxha është shpallur më e bukura në konkursin e “Miss California Collegiate America 2017”. Në këtë mënyrë bukuroshja shqiptare do ta përfaqësojë shtetin e Californisë në garën nacionale, e cila këtë vit do të mbahet në Arkansas. Leona është 20 vjeç ndërsa studion “Marrëdhëniet ndërkombëtare dhe menaxhimi i krizave ndërkombëtare” në SDSU, San Diego State University të Californisë.
Vlen të theksohet se Leona është motra e Lauretës, e cila para 6 muajve ishte shpallur studentja më e mirë në Universitetin shtetëror të Californisë.