Ajo i ka dhënë Zayn Malik një mbështetje të madhe në momentin që ai vendosi të lançonte karrierën “solo”, larg grupit One Direction. Në një intervistë të dhënë së fundmi, modelja është shprehur se ajo preferon më shumë muzikën “solo” të Zayn sesa kur ishte pjesë e grupit. Hadid ka thënë se nuk e ka preferuar shumë muzikën “pop” dhe si pasojë nuk njihte ndonjë titull kënge të grupit One Direction.