Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Zarfi i zi në shtëpinë e BBVK pas përplasjes Alba–Dolce, ja çfarë pritet  26/12/2025
Goca, Yll Limani është BEQAR! 26/12/2025
“Dhe një vit tjetër pa ty”, Anna Lika kujton nënën e ndjerë: Asgjë s’e mbush boshllëkun tënd… 25/12/2025
Pas heshtjes së gjatë, Gjesti shfaqet sërish për Krishtlindje! 25/12/2025
Tension në BBVK: Dolce godet Albën! 25/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Gjendet vajza e zhdukur në 2010, dëshmia e saj befasuese në Polici

11/11/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Gjendet vajza e zhdukur në 2010, dëshmia e saj befasuese në Polici

Një vajzë që rezultonte e zhdukur prej më shumë se 6 vitesh, është gjetur mbrëmjen e së mërkurës nga Policia e Tiranës, por nuk ka pranuar të kthehet në shtëpi. Vajza që aktualisht është 21 vjeçe, ishte denoncuar si e humbur nga familjarët e saj në maj të vitit 2010. Që prej asaj kohe, as familja dhe as forcat e Policisë nuk kishin arritur të binin në gjurmët e saj deri dy ditë më parë. Ajo është Fationa K. dhe ishte vetëm 15 vjeçe kur u largua nga shtëpia dhe askush nuk mundi të lidhej me të, apo të mësonte diçka rreth fatit të saj. Prindërit e saj patën dyshime se vajza edhe mund të ishte trafikuar për qëllime prostitucioni dhe madje për këtë arsye bëri denoncim në Komisariatin nr.4 rreth 6 vite më parë, raporton Panorama. E megjithatë, askush nuk mundi të zbulonte se në çfarë rrethanash u largua dhe ku ka qëndruar gjatë gjithë këtyre viteve. Derisa mbrëmjen e së mërkurës, pas një informacioni të siguruar nga oficerët e Komisariatit nr.4, u arrit të gjendet vajza e dyshuar, edhe pse karakteristikat fizike kishin ndryshuar shumë në krahasim me 6 vite më parë, kur u denoncua. Ajo u konstatua duke pirë kafe në një lokal në afërsi të Rrugës së Dibrës dhe u shoqërua për t’u marrë në pyetje në Komisariat, ku shpjegoi arsyet e largimit nga shtëpia, duke thënë se kishte ikur me dëshirë e nuk donte që të kthehej më. Policia lajmëroi edhe familjarët për gjetjen e saj, të cilët menjëherë u paraqitën në rajon.





Dëshmia

Vajza 21-vjeçare është marrë në pyetje mbrëmjen e djeshme nga oficerët e Policisë rreth arsyeve të largimit të saj nga banesa dhe nëse është shfrytëzuar për prostitucion gjatë kësaj kohe, ashtu sikurse pretendonin familjarët e saj. Mësohet se Fationa K. ka mohuar pretendimet e familjes, madje i ka fajësuar ata për vendimin që ajo mori 6 vjet më parë, kur ishte adoleshente. Vajza ka pretenduar se prindërit e pengonin që ajo të dilte dhe të jetonte njësoj si shoqet e saj, madje herë pas here ushtronin edhe dhunë psikologjike ndaj saj. Për këtë arsye ajo thotë se ishte larguar me dëshirë dhe kishte vendosur që të mos fliste më me familjarët e saj. Ajo ka treguar se fillimisht ka qëndruar te një shoqe, më pas ka filluar punë dhe ka jetuar vetëm në një shtëpi me qira. Ndërsa së fundmi pretendon se ka krijuar një lidhje me një djalë dhe bashkëjeton me të. Vajza këmbëngul që nuk do të kthehet më te familjarët e saj, me të cilët nuk ka pranuar as të ballafaqohet në Komisariat.


Tags: 2010gjendetpolicivajza e zhdukur
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Zarfi i zi në shtëpinë e BBVK pas përplasjes Alba–Dolce, ja çfarë pritet 
Breaking News

Zarfi i zi në shtëpinë e BBVK pas përplasjes Alba–Dolce, ja çfarë pritet 

26/12/2025
Goca, Yll Limani është BEQAR!
Breaking News

Goca, Yll Limani është BEQAR!

26/12/2025
“Dhe një vit tjetër pa ty”, Anna Lika kujton nënën e ndjerë: Asgjë s’e mbush boshllëkun tënd…
Breaking News

“Dhe një vit tjetër pa ty”, Anna Lika kujton nënën e ndjerë: Asgjë s’e mbush boshllëkun tënd…

25/12/2025
Pas heshtjes së gjatë, Gjesti shfaqet sërish për Krishtlindje!
Breaking News

Pas heshtjes së gjatë, Gjesti shfaqet sërish për Krishtlindje!

25/12/2025
Tension në BBVK: Dolce godet Albën!
Breaking News

Tension në BBVK: Dolce godet Albën!

25/12/2025
Modelja e njohur shkrin filler-in si dhuratë Krishtlindjesh për prindërit! 
Breaking News

Modelja e njohur shkrin filler-in si dhuratë Krishtlindjesh për prindërit! 

25/12/2025
Next Post
Gjiganti amerikan i teknologjisë “Street View” ‘publikon’ Shqipërinë

Gjiganti amerikan i teknologjisë "Street View" 'publikon' Shqipërinë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera