Adhuroni çokollatën, por e eviton me frikën se shton në peshë? Për të mos e ekzagjeruar me sasinë, ndërroni zakon, dhe konsiderojeni kakaon një aleat të mirëqënies tuaj. Sekreti është tek cilësia e saj duke medituar. Ja se si.
Zgjidh mirëqënien tënde
Çokollata e zezë ka një sasi më të madhe kakaoje se ajo me qumësht apo e bardha, e pasur me sheqer dhe gjalp. Kujdes nga etiketa: prodhimet me cilësi kanë pak përbërës dhe i bëjnë mirë shëndetit. Zgjidhni produktet artizanale.
Kënaqësia që të bën mirë
Efekti afrodiziak dhe… truri në formë! Sipas të dhënave të një studimi të realizuar në Zvicër, nëse hamë të paktën 45 gram çokollatë të hidhur për një javë, ul me 20% rrezikun e incidenteve të trurit. Konsumi i çokollatës së zezë ul presionin e arteries dhe përmirëson kujtesën.
Konsumoni me vetëdije
Siç na thonë shpesh ekspertët, ato që duhet të reduktojmë janë karamelet dhe ëmbëslirat industriale, shpesh produkte me lëndë të parë të cilësisë së ulët. Me ngjyrues, sheqer dhe shumë kalori, të cilat mund të rrisin peshën, të përkeqësojnë lëkurën.
Ndryshoni raportin
Nga studimet bëhet e ditur se çokollata e zezë rrit ndjenjën e ngopjes dhe kënaqësisë. E rëndësishme është të mësosh të shijosh kënaqësinë e kakaos pa e ekzagjeruar. Je i trishtuar? Të zhytesh në ushqim nuk të bën të lumtur. Mund të bëni një shëtitje që ju stimulon metabolizmin dhe prodhimin e endorfinës.
Shija intensive
Shikoje, afroje afër fytyrës dhe ndjej erën. Lërë çokollatën të shkrijë në gojë, pa e përtypur për të patur një shije sa më intensive të saj. Ngrënia mund të bëhet një formë e mirë meditimi. Të zhvillosh vetëdijen ndaj ushqimit do t’ju ndryshojë vizionin për jetën.
Sekretet e bukurisë
Falë përmbajtjes së flavonoidëve, kakao mund të përdoret edhe për maska bukurie, pasi ka antioksidantë. Hidhni një lugë kakao në një tas, dhe shtoni pak mjaltë e kos. Vendoseni në lëkurë dhe pas 20 minutash shpëlajeni. Do të stimulojë endorfinën duke luftuar plakjen.