1 lugë gjelle gjalpë arrash, 95 kalori
Gri bajame, cashew dhe kikirikë dhe do të ngopesh me yndyrna të shëndetshme për zemrën dhe katër gramë proteina.
Gjysmë filxhani kos pa yndyrë , 65 kalori
Ky produkt i shijshëm bulmeti shton dendësi dhe rreth 10 për qind të sasisë së nevojshme ditore të kalciumit.
Banane të ngrira, 89 kalori
Tre gramë fibra ndihmojnë për të mbajtur larg sulmet të urisë dhe frutat e ngrira, edhe kur grihen, krijojnë një përbërje më të tultë.
2 lugë gjelle fara kërpi, 90 kalori
Ato ofrojnë një shije arrore dhe një dozë të ekuilibruar të yndyrnave omega-3 dhe omega-6, bashkë me një kremozitet natyral.
Një çerek avokado, 80 kalori
Avokadot japin një përbërje të lëmuar, fibra dhe yndyrna të shëndetshme për stomakun.
1 lugë gjelle fara Chia, 63 kalori
Superfarat rrisin sasinë e lëngut, duke e bërë pijen më substanciale.
2 lugë gjelle pluhur arre kokosi, 60 kalori
Pak ndryshe nga versioni i frutit, pluhuri pa gluten i arrës së kokosit thith shumicën e ujit, kështu që ju do përftoni një pije më të trashë dhe 5 gramë fibra që të mbushin stomakun./revistaclass