Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Është ndarë nga partneri? Veprimi i fundit i Ronelës na bëri të dyshojmë! 25/01/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive. 25/01/2026
Pse të gjithë po postojnë foto nga viti 2016? Brenda trendit viral që ka pushtuar rrjetin! 24/01/2026
Dështojnë përpjekjet për pajtim, futbollisti i njohur ndahet sërish nga gruaja dhe arsyeja është e njëjtë: Tradhtia! 24/01/2026
“Ndihem e bekuar”, Rita Ora na shkriu zemrat me dedikimin për gjyshen 24/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

TIRANE/ Kolegia çon ushtarakun në hotel për seks, por përballet me Policinë

14/11/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
TIRANE/ Kolegia çon ushtarakun në hotel për seks, por përballet me Policinë

Zbardhen detaje nga arrestimi i pjesëtarit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, pasi prej kohësh shantazhonte një kolegen e tij, E.K. se do t’i publikonte një video intime. Arrestimi u krye pas një hetimi disajavor ndaj efektivit të Ushtrisë, Gersian Dumi, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një kolege të tij, shkruan “Panorama”. Ai fillimisht kishte kërkuar të kishte një raport me kolegen, por më pas kërkesat e tij ndaj të dëmtuarës kanë qenë të vazhdueshme dhe kanë arritur deri te kërcënimet. Si mjet për të kërcënuar kolegen me iniciale E.K. mësohet se autori i ngjarjes ka përdorur pretendimin se kishte në zotërim një video intime të saj, të cilën do ta bënte publike, nëse ushtarakja nuk pranonte lidhjen me kolegun dhe kryerjen e marrëdhënieve seksuale. E ndodhur nën kërcënime dhe shantazhe të vazhdueshme, ushtarakja me iniciale E.K. ka vendosur të drejtohet në polici dhe në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të denoncuar rastin.





ARRESTIMI

Në komunikatën e Policisë ditën e djeshme thuhej se “Më datë 12.11.2016 u arrestua në flagrancë shtetasi G.D., vjeç 23, banues në Sauk, pasi dyshohet se me anë të një adrese ‘Facebook’­u false i kërkonte shtetases me iniciale E.K., banuese në Tiranë, të takoheshin në hotel për të kryer marrëdhënie intime, në të kundërt do të postonte video intime”, raporton “Panorama”. Arrestimi ka ndodhur pikërisht në zonën e Saukut, ku shtetasi 23­-vjeçar Gersian Dumi, anëtar i FA­ve, kërkonte të takohej me kolegen e tij në Ushtri. Qëllimi i takimit të autorit të ngjarjes me kolegen ishte hetimit të çështjes.


SHANTAZHI

Duke nisur prej dy muajsh më parë, autori i ngjarjes Gersian Dumi kishte filluar ngacmimet ndaj koleges së tij në Ushtri. Ai kishte hapur një adresë false në “Facebook” për të mos u identifikuar dhe kishte bërë ftesë për miqësi me kolegen me iniciale E.K. Më pas, ai ka biseduar disa herë me të dëmtuarën, të cilës i ka bërë edhe komplimente të ndryshme dhe në fund i ka kërkuar të takoheshin e të krijonin një raport seksual. Duke qenë se e dëmtuara, efektive e Ushtrisë, ka kundërshtuar dhe ka vendosur të ndërpresë komunikimin, 23­vjeçari, sipas hetuesve, ka nisur ta kërcënojë. Ai ka pretenduar e kishte foto dhe video intime të koleges dhe e ka kanosur atë se, nëse nuk pranonte të kryente marrëdhënie seksuale me të riun, materialet intime do të bëheshin publike.

DENONCIMI

E ndodhur nën kërcënimet e ushtarit profesionist, shtetasja me iniciale E.K. ka shkuar në Polici dhe ka bërë kallëzim penal. Sektori i Hetimit të Krimeve Kompjuterike ka kryer procedurat e para të hetimit dhe në koordinim me policinë, ushtarja profesioniste ka lënë takim me kolegun. Burimet zyrtare thanë se 23­ vjeçari, Gersian Dumi, ka rënë në pranga pikërisht në zonën e Vilave Gjermane, ku kishte lënë të takohej me kolegen për të shkuar në hotel. Skenari i të riut ndryshoi kur në vend të koleges ushtarake që ngacmonte u përball me efektivat e policisë, që i vunë prangat dhe e shoqëruan në ambientet e izolimit

Tags: arrestohetushtaraku
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Është ndarë nga partneri? Veprimi i fundit i Ronelës na bëri të dyshojmë!
Breaking News

Është ndarë nga partneri? Veprimi i fundit i Ronelës na bëri të dyshojmë!

25/01/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Pse të gjithë po postojnë foto nga viti 2016? Brenda trendit viral që ka pushtuar rrjetin!
Breaking News

Pse të gjithë po postojnë foto nga viti 2016? Brenda trendit viral që ka pushtuar rrjetin!

24/01/2026
“Nuk e di çfarë ka në atë ujë”, Rita Ora flet me krenari për yjet e muzikës nga Kosova!
Breaking News

“Ndihem e bekuar”, Rita Ora na shkriu zemrat me dedikimin për gjyshen

24/01/2026
Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë!
Breaking News

Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë!

23/01/2026
Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje…
Breaking News

“Asaj i qesh fytyra”, motra e Mateos zbulon detaje: Më tregoi për Brikenën vetëm kur hyri në BBV!

23/01/2026
Next Post
Leonora Jakupi shkëlqen në setin e ri fotografik (FOTOT)

Leonora Jakupi shkëlqen në setin e ri fotografik (FOTOT)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera