Motrat Kardashian e kanë marrë seriozisht zmbrapsjen nga rrjetet sociale. 21 vjeçarja Kendall Jenner është larguar nga instagrami pa dhënë asnjë shpjegim. Modelja e fshiu instagramin e saj të dielën. Ky veprim ka të bëjë edhe me kritikat që ajo ka marrë së fundmi. Para disa muajve, Kendall u përfshi në një çështje gjyqësore me një person që e ndiqte vazhdimisht. Burimet bëjnë të ditur se modelja mund të ketë fshirë instagramin edhe prej komenteve që ka marrë prej fotove të publikuara në revistën Vogue ku ajo shfaqej se balerinë vite më parë kur ajo ishte e vogël. Gjithashtu edhe motra e saj Kim Kardashian ka qënë inaktive në instagram dhe Twitter pas rrëmbimit në Paris.