Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Një kapitull i ri për Agnesa Vuthajn, ish-Miss Shqipëria në pritje të ëmbël! 01/01/2026
U bënë prindër pak ditë më parë, Vesa uron Mirlindin për 28-vjetorin! 01/01/2026
“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut? 31/12/2025
“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë… 31/12/2025
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh 30/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

SKANDALI NE POLICINE USHTARAKE/ I kërkoi seks koleges duke e shantazhuar me video, ushtaraku pendohet dhe kërkon falje

15/11/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
SKANDALI NE POLICINE USHTARAKE/ I kërkoi seks koleges duke e shantazhuar me video, ushtaraku pendohet dhe kërkon falje

Gersian Dumi, efektivi i policisë ushtarake, i arrestuar tre ditë më parë nga specialistët e sektorit kibernetik të policisë së Tiranës, është lënë në masën e “arrest me burg”. Vendimi është marrë nga gjykata e Krimeve të Rënda, pas kërkesës që depozitoi prokurori i çështjes Vladimir Mara. Ky i fundit i argumentoi gjykatës, se efektivi i policisë Ushtarake, kishte shantazhuar kolegen e tij me inicialet E.K., e cila punonte në të nijetin sektor me të efektivin e policisë ushtarake. Sipas prokurorisë, këtë shantazh, 23­vjeçari e kryente duke pretenduar se kishte një video intime të vajzës, të cilin ai do e publikonte në internet, nëse ajo nuk pranonte të kryente marrëdhënie seksuale me të. Nisur nga kjo situatë, prokurori kërkoi caktimin e masës së “arrestit në burg” për Gersian Dumit ndaj të cilit tashmë rëndon akuza e “Shtrëngimit me anë të kanosjes”, me qëllim përfitimin me kryerje të marrëdhënieve seksuale me vajzën me inicialet E.K.. Kjo kërkesë është pranuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda, pavarësisht pendesës që shfaqi në sallën e gjyqit efektivi i ushtrisë Gersian Dumi. Ky i fundit, u arrestua në kushtet e flagrancës nga efektivët e policisë së Tiranës, të cilët pasi janë orientuar nga specialistët e sektorit kibernetik, kanë kapur 23­vjeçarin teksa po i shkruante vajzës kallëzuese, duke i pohuar që të hynte në ambientin e një hoteli tek Rruga e Elbasanit dhe të merrte çelësin e një dhome, në të cilën më pas do kryente marrëdhënie seksuale. Mirëpo gjithçka ishte përgatitur nga Policia. Uniformat blu kanë bashkëpunuar me vajzën kallëzuese, edhe kjo efektive pranë policisë ushtarake, duke dale në teren. Dumi nëpërmjet një adrese të rreme “Facebook” shantazhonte dhe e ftonte vajzën që të kryenin marrëdhënie. Për të vënë në pranga, këtë person të panjohur deri në atë moment, vajza ka bashkëpunuar me Policinë e Tiranës, raporton “Shqiptarja.com”. Ditën e diel ajo ka dalë tek Rruga e Elbasanit, në vendin e quajtur tek “Lavazhot”, dhe teksa ecte merrte në telefon nga Facebook, orientimet nga kolegu i saj Gersian Dumi. Ky i fundit qëndronte i fshehur në një automjet “Golf 4” i bardhë, ndërkohë që i kërkonte vajzës të shkonte në një hotel aty afër dhe të merrte çelësin e një dhome, dh eta priste aty. Mirëpo pikërisht në këtë hotel, janë paraqitur një çift agjentësh të policisë së Tiranës, të cilën mbanin në mbikëqyrje të riun. Sapo ky i fundit është afruar në derën e hotelit, ai është arrestuar në kushtet e flagrancës nga agjentët e policisë, të cilët i kapen dhe telefonin nga kishte zhvilluar bisedat shantazhuese me kolegen e tij 23­vjeçare në policinë Ushtarake. Fillimisht, Dumi nuk e ka pranuar autorësinë e krimit por më pas ka pranuar gjithçka. Madje ai i dhe familja e tij i kanë kërkuar falje vajzës, duke kërkuar asaj të tërhiqte kallëzimin penal.





Shënim i redaksisë: Imazhi i përdorur në lajm është foto ilustruese


Tags: kolegiashantazhSkandalushtaraku
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Një kapitull i ri për Agnesa Vuthajn, ish-Miss Shqipëria në pritje të ëmbël!
Breaking News

Një kapitull i ri për Agnesa Vuthajn, ish-Miss Shqipëria në pritje të ëmbël!

01/01/2026
U bënë prindër pak ditë më parë, Vesa uron Mirlindin për 28-vjetorin!
Breaking News

U bënë prindër pak ditë më parë, Vesa uron Mirlindin për 28-vjetorin!

01/01/2026
“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut?
Breaking News

“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut?

31/12/2025
“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë…
Breaking News

“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë…

31/12/2025
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh
Breaking News

Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh

30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?
Breaking News

Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?

30/12/2025
Next Post
U konfirmua! Kylie Jenner shtatëzënë…

U konfirmua! Kylie Jenner shtatëzënë...








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera