Ylli i Barcelonës Gerard Pique dhe Shakira mund të jenë duke u kërcënuar në lidhje me një video seksi nga një ishpunonjës. Gazeta spanjolle “El Diario Vasco” raporton se Pique dhe gruaja e tij kolumbiane janë kërcënuar me shpërndarjen e një videoje intime të çiftit, nëse ata nuk paguajnë një shumë të konsiderueshme parash, transmeton “Balkanweb”. Çifti i famshëm as nuk e kanë pohuar dhe as nuk e kanë mohuar këtë lajm.