Megjithëse sot nuk bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, Adrian Gaxha dhe Tuna karrierën e nisën së bashku në skenë. Këngëtari shkupjan që muzikën e filloi fëmijë, paraqitjet skenike që atëherë i kishte të veçanta. Talentin e tij për të vallëzuar Adriani e kishte shprehur që i vogël. Në një festival për fëmijë ku në skenë po performonte së bashku me Tunën, nga dëshira për të kërcyer Gaxha përfundoi në tokë, transmeton “Express”. Sot ky djalosh i vogël radhitet në mesin e këngëtarëve më të dashur shqiptar. Verën që lamë pas, ai së bashku me Lindonin dhe Florianin performuan thuajse në çdo vend shqiptar, për të vazhduar me sezonin dimëror me turneun europian duke mbushur plot çdo sallë ku janë të pranishëm.
https://www.youtube.com/watch?v=tIxFylaROUs&feature=youtu.be