Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Gisele Bündchen rikthehet në tapetin e kuq dhe zbulon për herë të parë unazën e martesës 14/03/2026
Doli lista, ja cilët janë milionerët e Hollivudit! 14/03/2026
Kate Middleton ringjalli (sërish) elegancën e princeshë Dianës! 14/03/2026
Në paraburgim për 30 ditë, Gjesti në gjendje të rënduar: Jam në ankth, kërkoj falje! 14/03/2026
7 shenja që ai nuk është gati për një lidhje të vërtetë! 14/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Salcë në kokë ministres, rrëfehet studentja: 10 orët e mia në polici

18/11/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Salcë në kokë ministres, rrëfehet studentja: 10 orët e mia në polici

Një ditë pasi i hodhi salcë ministres së Arsimit Lindita Nikolla si formë revolte ndaj reformave në arsim dhe pak orë pas daljes nga Komisariati, aktivistja e lëvizjes “Për Universitetin”, Mirela Ruko rrëfehet për News 24. Vajza, si përfaqësuese e lëvizjes shoqërore kërkoi dorëheqjen e ministres Nikolla dhe tha se është e shqetësuar për gjendjen e studentëve sot. Madje Mirela deklaroi se më e vështirë është jeta në përditshmëri se sa orët që kaloi në komisariat. “Çështja s’është si ndihem unë, por si ndihen studentët e tjerë për të cilët lëvizja ka ngritur zërin. Shpresoj që të kenë më shumë persona të jenë pjesë e lëvizjes studentore e të ngrenë zërin. Më e vështirë është e përditshmja se sa 10 orë qëndrim në komisariat”, tha ajo. Aktivistja u shpreh se të gjithë ata që kritikojnë ata, në fakt duhet të kenë një kritikë edhe për situatën shoqërore në vend. “Shpresoj se personat që mendojnë se veprimi im është i kritikueshëm, atëherë ata duhet të kritikojnë vazhdueshëm situatën shoqërore, situatën ku ndodhen studentët dhe reformat që miratohen nga qeveria dhe ministrja. Si aktiviste që prej tre vitesh, nuk veproj vetëm, nuk qe veprim personal, por bashkërisht me lëvizjen marrim vendime për veprimet që bëjmë”, tha ajo. Mirela paralajmëroi përshkallëzim të akteve, derisa të dëgjohet zëri i studentëve. “Ndoshta mënyra si vepron lëvizja nuk është e duhura. Nuk e dinim që Nikolla ishte në aktivitet, ishte rastësi. Për veprimet e padrejta ndaj universitetit, do reagojmë. Për reformat, të mos marrin modele nga jashtë. Kemi kundërshtuar me aktet tona reformën e arsimit të lartë. Kërkojmë që ministrja Nikolla të dorëhiqet. Këto janë aspiratat tona, jo një parti politike. Shpresoj që Lindita Nikolla të reflektojë e të dorëhiqet”, tha aktivistja.






Tags: Rrefimstudentja
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Gisele Bündchen rikthehet në tapetin e kuq dhe zbulon për herë të parë unazën e martesës
Breaking News

Gisele Bündchen rikthehet në tapetin e kuq dhe zbulon për herë të parë unazën e martesës

14/03/2026
Doli lista, ja cilët janë milionerët e Hollivudit!
Breaking News

Doli lista, ja cilët janë milionerët e Hollivudit!

14/03/2026
Kate Middleton ringjalli (sërish) elegancën e princeshë Dianës!
Breaking News

Kate Middleton ringjalli (sërish) elegancën e princeshë Dianës!

14/03/2026
Në paraburgim për 30 ditë, Gjesti në gjendje të rënduar: Jam në ankth, kërkoj falje!
Breaking News

Në paraburgim për 30 ditë, Gjesti në gjendje të rënduar: Jam në ankth, kërkoj falje!

14/03/2026
Adrola flet për lidhjen me Capital T: Më pëlqen privatësia, ky Shën Valentin ishte surprizë!
Breaking News

Adrola flet për lidhjen me Capital T: Më pëlqen privatësia, ky Shën Valentin ishte surprizë!

14/03/2026
17 vjet diferencë me partneren, Blero flet hapur: Mashkulli duhet të jetë…
Breaking News

17 vjet diferencë me partneren, Blero flet hapur: Mashkulli duhet të jetë…

14/03/2026
Next Post
Djali i lutet nga ekrani 17-vjeçares: Mos e aborto fëmijën tonë!

Djali i lutet nga ekrani 17-vjeçares: Mos e aborto fëmijën tonë!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera