Sophie Theallet, stilistja franceze që ka veshur Zonjën e Parë Michelle Obama, nuk do t’ia prezantojë punimet e saj Melanias, gruas së Presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump. Në një letër të hapur, ajo inkurajon dhe kolegët e saj të bëjnë të njëjtën gjë. “Retorika e racizmit, seksizmit dhe ksenofobia e shpërndarë gjatë fushatës elektorale presidenciale të bashkëshortit të saj, është e papërshtatshme me vlerat tona. Unë jam një njeri që promovoj e luftoj për diversitetin, lirinë e njeriut dhe respektin për të gjitha stilet e jetës. Si emigrante në këtë vend, kam pasur fatin e mundësinë të realizoj ëndrrat e mia në Amerikë. Të vishja Zonjën e Parë Michelle Obama këto tetë vite, ishte një moment kulminant e plot nder. Ajo ka kontribuar që të njihej emri ynë e të respektohej në të gjithë botën”, ka thënë stilistja franceze.
BURIMI: Il Messaggero