Një gazetare me inicialet E.B,e cila rezulton të jetë dhe vajza e një diplomati të njohur në Tiranë, është kapur nga policia me 8 doza heroine dhe më pas është liruar, por ky fakt është mbajtur sekret. “Shqiptarja.com” shkruan se E.B, ka qënë klientja e rregullt e një grupi kriminal që shpërndante drogë në Tiranë, madje herë pas herë anëtarët e këtij grupi hynin në konflikt me njëri-tjetrin se kush duhet t’ia shiste i pari sasinë e drogës asaj. Për shkak të rëndësisë që kishte kjo kliente, ajo etiketohej me fjalën e koduar “TVSH”-ja. Në përgjimet e kryera, nga prokuroria jepet një tablo më e plotë e arrestimit të saj dhe bisedës mes dy shitësve të drogës. Madje, gjatë përgjimeve të realizuara, njëri nga drejtuesit e këtij grupi Bushati, teksa komunikon me shpërndarësin Astrit Beka, i ka pohuar se duhet të shkëpuste bisedën, pasi pikërisht në atë moment, po e telefononte vajza e diplomatit, e cila kishte porositur disa herë doza heroine.
Grupi kriminal
Ky grup kriminal përbëhej nga 26 persona. Gjysmat e personave të arrestuar janë dënuar pak ditë më parë nga gjykata e Tiranës. Grupi komunikonte nëpërmjet kodeve duke e quajtur heroinën dhe kokainën “Bojë” ose “Semafor i kuq”. Nga ana e përfaqësuesit të akuzës u pretendua në gjykim se, nga hetimet paraprake me metoda speciale si dhe nga informacionet e siguruara në rrugë operative nga Seksioni per Narkotiket ka rezultuar se, të pandehurit kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin në aktivitetin kriminal të prodhimit dhe shitjes së narkotikeve në mënyrë të rregullt dhe te vazhdueshme. 26 anëtarët e këtij grupi janë marrë me aktivitet kriminal në fushën e narkotikeve duke shitur lëndë narkotike të llojit Heroinë dhe kokainë.
Si sigurohej droga
Sa i përket mekanizmit të shitjes së lëndës narkotike, përfaqësuesi i akuzës pretendoi se, bëhej në këtë mënyrë. Julian Bushati siguronte në sasi të konsiderueshme lëndën narkotike të llojit heroine tek i pandehuri Gëzim Muhameti e tek persona të tjerë. Me pas, këtë sasi e përpunonte në banesën e tij dhe në atë të të pandehurve Kol Kllapi e Sonila Dinoshit duke e shtuar me përbërës të tjerë. Këta të fundit, sipas akuzës, dispononin mjete dhe kishin përshtatur njërën dhomë si mini laborator, në të cilën u sekuestrua peshorja dhe sende të tjera, për përgatitjen e dozave të lëndës narkotike. Pasi përpunonin lëndën narkotike, e dërgonin në sasi rreth 100-150 gram çdo dite tek i pandehuri Sokol Kllapi dhe pjesën tjetër e shpërndanin. Kol Kllapi se bashku me Sonila Dinoshin, kishin marrë një apartamentme qira në rrugën ‘’Mihal Grameno’’ tek vendi i quajtur “Kryqëzimi i dyqanit të vajgurit”, në një pallat gjashtë katësh i ndërtuar hershëm. Sasia e lëndës narkotike ndahej prej tyre në porcione prej 0.3 gram secila dhe shitej çdo porcion për çmimin 1.000 lekë të reja. Personat e grupit kriminal përdornin motora skuter dhe automjete për të lëvizur në Tiranë, ndërkohë heroina ishte e cilësisë më të mirë në treg dhe klientela e përdoruesve, ka qenë në rritje. Shpërndarja e lëndës narkotike, fillonte në orën 08.00 të mëngjesit dhe vazhdonte deri në mbrëmje. Në vendimin e gjykatës së Tiranës thuhet se Astrit Beka,ka shpërndarë lëndë narkotike për llogari të të pandehurit Julian Bushati dhe Armando Murati, fakt të cilin përfaqësuesi i akuzës pretendoi se vërtetohej me materialin e transkriptuar nga biseda telefonike e zhvilluar në gusht 2015. Bushati dhe Astrit Beka kanë bërë këtë bisedë të mëposhtme: Beka : Alo Bushati : O Tito hape me vlla atë telefonin me vlla ça tipi je ti me vlla Beka: O shoku ej, po jom ne levizje me makine ese nuk i nigjoj me burr se hape nji zbrit hyp zbrit hyp ca tboj une fola me kolin tani Bushati: Ore lene me kolin do ti shkosh tjetrës o tit apo të vij vetë në Tironë tashi si o puna Beka: O shoku po jom në lëvizje me shoku në lëvizje jam unë rrugës jam shoku s’ka ankesa shoku Bushati: O vlla do ti shkosh asaj me vlla që e ke tatën o ti…. Beka: Aa! Bushati: O ti e jotja është se e Mandit ajo që po të mer o Tit Beka: Nuk nigjova mor burrë ? Bushati: Ore është klientja e Mandit ajo e jotja…. Beka: Po pra po, po m’tha pra m’tha Bushati: Ca Beka: Po do vij pra Bushati: Do ti shkosh ti aty asaj Beka: Ku ven o vlla Bushati; Po ku të tha o mole Beka: Po ja do vij vet mo burrë tani, o po thuaj ta mori i’herë ai kur t’shkoj unë se iki unë pra thuj Bushati: po mere me vet, se e ke vetë numrin, mere se është e mirë ajo me Tit mos e lë ashtu Beka: Po mirë pra po si e ka emrin ajo Bushati; TVSH – ja pra, E… e ka Beka: Po okej m’tha pra okej hajt se e mor prap unë i them prap unë tani direkt hajde pa merak o burr se isha n’ven tjetër tani Bushati: Ja ajo po mer tashi k’tu direkt Beka; A? Bushati: Ajo po mer ktu te telefoni prit ti flasi iher prit Beka: E mir foli ti Ankesa për cilësinë “Po ç’më dhe, për kokë të plakës s’më bëri gjë” Nga ko bisedë telefonike u pretendua në gjykim se, nga përmbajtja e kësaj bisede të zhvilluar midis të pandehurit Julian Bushati dhe të pandehurit Astrit Beka, kuptohet se i pandehuri Julian Bushati, i kërkon shitësit te tij Beka që t’i shesë lëndën narkotike shtetases E.B e kapur në flagrancë nga ana e policisë gjyqësore me 8 doza heroinë si dhe e sqaron të pandehurin Astrit Beka, se kjo është kliente e kunatit të tij të pandehurit Armando Murati. Nga ana tjetër, sipas përfaqësuesit të akuzës, kuptohet se, i pandehuri Astrit Beka, sqaron të pandehurin Julian Bushati, se ka komunikuar në telefon edhe me të pandehurin Kol Kllapi për këtë rast. Pas shitjes së drogës tek vajza e diplomatit, mes anëtarëve të grupit ka filluar sherri. Julian Bushati dhe Kol Kllapi, kanë debatuar për këtë kliente dhe për mungesën e një sasie parash. Ndërkohë nga një bisedë tjetër telefonike e transkriptuar, e datës 25 gusht 2015, kuptohet bashkëpunimi i të pandehurit Alfred Naço dhe Julian Bushati me të pandehurin Astrit Beka. Shqiptarja.com