Ilir Shaqiri ishte ftuar ditën e djeshme në emisionin Domenica Live. Balerini ka prezantuar bashkëshorten e tij dhe ka kërcyer me vajzën Emily. Gjithashtu Iliri ka rrëfyer adoleshencën e tij të vështirë, vajtjen në Itali dhe njohjen me bashkëshorten Emanuela. Ai tregoi se kur është njohur me Emanuelën 13 vite më parë nuk kishte shumë para. Iliri pati edhe një surprizë kur prindërit e tij u shfaqën papritur në studio.