Deni shkon tek shtëpia, fut rrobat e Kusumit në një çantë dhe e vendos poshtë krevatit. Vidiaçatur i thotë Dugbas se derisa Lakshmidani t’i thotë Gumanit për martesën e Denit me Kusumin, Kusumi do qëndrojë këtu. Mamaja e Jashit i thotë Vidiaçaturit se Kusum nuk duhet të qëndrojë gjatë në shtëpinë e tyre ndryshe do e tallin bota. Guman gjen byrzylykë dhe një sari në dhomën e Denit. Ajo pyet Denin të kujt janë dhe Deni i thotë se janë të Kumudit. Deni telefonon Sarasin dhe i thotë se Kabiri e ndihmoi sërish. Saras telefonon Kabirin dhe e falenderon atë. Disa hajdutë hyjnë në shtëpinë e Kabirit dhe shkatërrojnë gjërat. Saras dëgjon zhurmën. Kabiri shtiret sikur hajdutët po e rrahin por ata janë njerëz të tij. Saras shkon në hotelin e Kabirit. Ai e shpëton atë. Saras i thotë Kabirit të qëndrojë me të. Kabir vjen në shtëpinë Desai. Të gjithë habiten kur shohin Kabirin me valixhe por e mirëpresin atë. Kabiri telefonon dikë dhe i thotë se është në shtëpinë e armikut. Në mëngjes Guman shkon të blejë lëng arrë kokosi por nuk ka të vogla. Kabiri shfaqet dhe i paguan asaj lëngun. Ai e pyet Gumanin si është Lakshmidani. Ajo i thotë se është në koma. Disa djem shikojnë Gumanin. Ajo i thotë Kabirit mos t’i gjuajë atyre. Kabiri i thotë se ata thjesht po e shihnin sepse ajo është e bukur. Guman i thotë se ata janë sa mosha e djalit të saj. Kabir i thotë se ajo duket e re dhe largohet. Guman shkon në shtëpi dhe tall Kumudin. Kumudi bëhet gati të largohet por Saras e ndalon. Deni i thotë Sarasit se klienti i tyre ka refuzuar të marrë ngarkesën. Saras thotë se kjo është një humbje e madhe për biznesin e tyre. Kabiri shikon copën dhe i pëlqen. Ai thotë se do i ndihmojë ta shesin sepse biznesi i tij ka të bëjë me importin dhe eksportin. Të gjithë gëzohen. Saras falenderon Kabirin dhe i thotë se ky është një nder tjetër.