Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale! 04/03/2026
Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot! 04/03/2026
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës! 03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma! 03/03/2026
Horoskopi i muajit mars 2026! 03/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Çfarë kuptimi kanë ëndrrat me shtatzëni? Ja si shpjegohen

01/06/2021
in Jetë, Këshilla, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Çfarë kuptimi kanë ëndrrat me shtatzëni? Ja si shpjegohen

Nuk ka rëndësi nëse je në grupin e njerëzve që i mbajnë mend ose jo ëndrrat, të shohësh ëndërr sikur je shtatzënë, zor të harrohet. Në përgjithësi tek femrat kjo lloj ëndrre përçon një ndjenjë të tmerrshme, aq sa mund edhe të zgjohesh papritur duke prekur barkun për t’u siguruar që ishte vetëm një ëndërr.





Është një lloj ëndrre aq e gjallë, saqë nëse e sheh për herë të dytë, nuk je më e sigurt nëse është e vërtetë.
Mund ta kesh pyetur veten shpesh për këtë lloj ëndrre. Mos vallë trupi po tenton të më thotë diçka? Mos jam vërtet shtatzënë? Duhet të bëj diçka për shtatzëninë time? Në fakt, ëndrrat për shtatzëninë tek femrat janë mjaft të zakonshme. Këto lloj ëndrrash përfaqësojnë fillime të reja, lidhje me njerëz të rinj, njohje, ndryshime në jetën personale dhe atë profesionale apo diçka që do të ndodhë në të ardhmen dhe që po e kërkon. Të jesh shtatzënë në ëndërr, ndryshe nga ajo që mendohet, është një gjë pozitive që tregon se po përjeton diçka në rritje, ose edhe një marrëdhënie të re. Por kjo lloj ëndrre mund të jetë në të njëjtën kohë edhe simbol në lidhje me mënyrën se si po shfaqet kreativiteti në fusha të ndryshme të jetës, por edhe në gjendjen shpirtërore.
Nëse ndjenja e përgjithshme në ëndërr është një lloj pritjeje e lumtur, atëherë mendo se një ngjarje emocionuese apo diçka që ndryshon po të ndodh në jetë, ose do të ndodhë diçka për të cilën ke shpresuar prej kohësh. Nëse dëshira për të pasur fëmijë është diçka që e ke në plan, ëndrra mund të jetë një sinjal për ta bërë konkrete dëshirën. Por, nëse shtatzënia është shumë larg mendjes, atëherë ka shumë të ngjarë që fëmija në ëndërr është vetëm një metaforë për diçka të re që po të sjell jeta. Por është, pa dyshim, emocionuese, e ndryshme, e bukur./Revistawho.com


ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!
Jetë

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!

24/02/2026
Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…
Lajme

Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…

18/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Next Post
Siç bëjnë të gjithë cunat edhe London me Roman po zihen për të rrëmbyer puthjen e një goce

Siç bëjnë të gjithë cunat edhe London me Roman po zihen për të rrëmbyer puthjen e një goce








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera