Harpreet Kaur Hallaith studionte në gjimnazin Wolverhampton në Angli. Ajo ishte në sezonin e provimeve dhe kishte shumë stres sepse i duhej të merrte tre nota 10 për të vazhduar studimet e larta për histori ruse në Universitetin e Durhamit. Kur mori vesh se kishte marrë dy 9-a në latinisht dhe histori dhe një 10 në rusisht, 18 vjeçarja ishte mërzitur shumë dhe nuk ishte kthyer në shtëpi. Prindërit e saj të shqetësuar Tersem, 48 dhe Avtar Hallaith, 50 telefonuan policinë. Trupi i saj u gjet në shkëmbinj në orën 10 të mëngjesit pasi vajza ishte hedhur nga një urë.