Rihanan raportohet se së shpejti do të lançojë firmën e saj personale jo të zakonshme të quajtur “MaRihanna”.
Këngëtarja e cila nuk e ka mbajtur të fshehtë faktin që pëlqen të tymos kanabis,do të përfshijë në linjën e saj produkte që kanë përmbajtje marijuane.
Në një deklaratë të bërë në uebsajtin “18KaratReggae”, thuhet: “MaRihanna nga Rihanna është brendi i parë i famshëm në botë dhe ajo meriton një bravo që u bë nismëtarja”.
Produktet e këngëtares do të dalin në treg vitin e ardhshëm në 4 vende të Amerikës ku përdorimi i kanabis është i ligjshëm, në Colorado, Washington, Oregon dhe Alaska.