Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Çfarë do të bëjë Can Yaman në Sanremo 2026? 04/02/2026
Nuk fshihen më, Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton tani kudo bashkë! 04/02/2026
Horoskopi i shkurtit paska gjithçka për të na lënë me gojë hapur! 04/02/2026
“Të ka dënuar zoti”, Rogerti ofendon Stenaldon, ky i fundit e pështyn… 03/02/2026
Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë? 03/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Ish e dashura e Majk shtatzënë, reperi: Nuk di asgjë për foshnjën

26/11/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Ish e dashura e Majk shtatzënë, reperi: Nuk di asgjë për foshnjën

Ndarja mes reperit të Babastars, Majk dhe modeles Majlinda Zeka nuk ka qenë aspak miqësore. Të paktën këtë kanë lënë të kuptohet me deklaratat e tyre në rrjetet sociale dy protagonistët.





Por nga dita në ditë po zbulohen detaje të reja të këtij raporti dhe hipoteza të arsyeve të ndarjes. Ndonëse përflitej prej kohësh, Majlinda Zeka ka konfirmuar shtatzëninë. Modelja, ka publikuar një foto në rrjetet sociale, nëpërmjet së cilës ka zbuluar se është në pritje të një djali. “Është një mrekulli e madhe, është një djalë i vogël. Djali im”, ka shkruar Majlinda në rrjetet sociale. Deklarata e saj i ka lënë të “shokuar” adhuruesit e reperit, të cilët kanë aluduar se arsyeja e ndarjes rreth tre muaj më parë mund të ishte pikërisht kundërshtimi Majk për t’u bërë baba. Megjithatë, reperi në një deklaratë për “Bluetooth”, rrëfen se nuk ka asnjë informacion mbi shtatzëninë e ish-partneres së tij. I pyetur nga gazeta, nëse arsyeja e vërtetë e ndarjes me Majlinda Zekën ishte shtatzënia e saj, reperi e ka mohuar duke thënë, “Jo. Nuk jemi ndarë për këtë arsye”. Majk rrëfen në vazhdim se me modelen Majlinda Zeka janë ndarë kohë më parë. “Jemi ndarë prej kohësh. Unë nuk di gjë”, shpjegon më tej reperi. Majk ka theksuar se nuk ka dijeni për shtatzëninë e partneres së tij. “Ajo nuk më ka thënë gjë, unë nuk di asgjë”. I pyetur nëse fëmija që pret modelja e njohur është i tij, reperi sqaron se edhe për këtë nuk ka siguri. “Nuk e di, ajo nuk më ka thënë gjë”, përsërit Majk. Ndarja mes reperit dhe modeles është konfirmuar në fillim të muajit tetor, kur dy personazhet fshinë nga rrjetet sociale fotot e tyre të përbashkëta. E duke qenë se nga ndarja ka kaluar më pak se dy muaj dhe Zeka është në muajin e tretë të shtatzënisë, hipotezat e komentuesve në rrjetet sociale janë se reperi ka qenë në dijeni të bebes, megjithatë, flitet edhe për një tradhti të mundshme nga Majlinda. Sidoqoftë, deri tani asgjë nuk është konfirmuar, ndërsa modelja ka preferuar të qëndrojë në heshtje sa i takon atësisë së foshnjës që pret. Nga ana tjetër, kur foli pas ndarjes Majk tha se marrëdhënia me Majlinda Zekën kishte zgjatur pak. “Lidhja zgjati katër-pesë muaj, nuk funksionoi”, ka thënë reperi pak javë më parë. Majk rrëfeu se ai nuk ka dashur që lidhja e tyre të bëhej publike, por iu desh ta konfirmonte, pasi ishte kapur mat nga mediat. Gjithsesi, këngëtari i hitit “Ajo” pranoi se ishte “single” dhe se nuk i dëshiron të keqen ish-të dashurës së tij./


Tags: ish e dashurMajkshtatzene
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Çfarë do të bëjë Can Yaman në Sanremo 2026?
Breaking News

Çfarë do të bëjë Can Yaman në Sanremo 2026?

04/02/2026
Nuk fshihen më, Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton tani kudo bashkë!
Breaking News

Nuk fshihen më, Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton tani kudo bashkë!

04/02/2026
“Të ka dënuar zoti”, Rogerti ofendon Stenaldon, ky i fundit e pështyn…
Breaking News

“Të ka dënuar zoti”, Rogerti ofendon Stenaldon, ky i fundit e pështyn…

03/02/2026
“Të kisha dhe biletën tënde”, udhëtimi i trishtë i Selvijes, pa Shpatin!
Breaking News

“Ndiej dhimbje që nuk përballohet”, Selvija kujton Shpatin…

03/02/2026
Dasmë në horizont? Mesa duket Kylie dhe Timothée e paskan ndarë mendjen këtë vit!
Breaking News

Dasmë në horizont? Mesa duket Kylie dhe Timothée e paskan ndarë mendjen këtë vit!

03/02/2026
Dashuria është në ajër? Kim  dhe Hamilton, fundjavë romantike mes luksit dhe misterit
Breaking News

Dashuria është në ajër? Kim dhe Hamilton, fundjavë romantike mes luksit dhe misterit

03/02/2026
Next Post
Soni Malaj në një rrëfim për dashurinë: Jam e lumtur, por nuk bashkëjetoj

Soni Malaj në një rrëfim për dashurinë: Jam e lumtur, por nuk bashkëjetoj








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera