Javën e ardhshme temperaturat do të pësojnë rënie shumë të ndjeshme. Meteorologët thonë se të martën e të mërkurën, i gjithë Ballkani do preket nga masa ajrore të ftohta me origjinë nga artiku, që do të sjellë temperatura të ulëta poshtë zeros. Në zonat malore, ditën e martë e të mërkurë temperaturat do të jenë deri në -7 gradë celsius. Por edhe në zonat e ulëta dhe ato bregdetare parashikohet që të jetë në vlera të ulëta dhe negative nga Zero deri në -3 gradë celsius. Në Tiranë parashikohet që temperaturat të jenë deri në -4 gradë celsius. Gjatë këtyre dy ditëve termometri në vlerat maksimale nuk do të shënojë më shumë se 9 gradë celsius.