Atmosfera e festave të fundvitit është një nga periudhat më të bukura të një viti të gjatë e veçanërisht realizimi i pemës simbol për të gjithë ne. Por këto ditë po vërejmë se edhe shumë yje nga bota e showbizit në vend, janë tunduar nga ky rit dhe kanë përfituar nga këto ditë pushimi për të zbukuruar ambjetet e tyre të banimit, por edhe realizuar pemën shumëpritur. Midis tyre edhe prezantuesja shumë e dashur për shqiptarët Arbana Osmani e cila ka publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram, ku ajo pozon me djalin e saj pranë pemës së përfunduar.” Ia dolëm” shkruan ajo dhe duket se ja kanë dalë vërtetë sepse pema shkëlqen.