Një autobus i linjës urbane të Uzinës ka aksidentuar ditën e sotme një 14vjeçar. Ngjarja ka ndodhur përballë Ministrisë së Jashtme në bulevardin “Zhan D’Ark”. 14vjeçari E.B. ka përfunduar në spitalin ushtarak dhe është nën kujdesin e mjekëve. Policia po punon për sqarimin e ngjarjes.