Ka vetëm dy ditë që ka pranuar se është HIV pozitiv. Tashmë, pasi heshti për një kohë të gjatë, Charlie Sheen do të nxjerrë një libër kujtimesh, sipas US Weekly.
Menaxheri i tij, Mark Burg thotës e është mbytur nga ofertat e shtëpive botuese duke i kërkuar yllit të Hollivudit të rrëfejë historinë, thotë një burim për këtë revistë.
Charlie bëri rrëfimin e tij mbi shëndetin në një intervistë me Matt Lauer, në emisionin “Today” në NBC të martën. “Jam këtu për të pranuar se jam HIV pozitiv”, ka thënë Sheen.
/TopChannel