Muzikanti, i cili është i varuar nga alkooli dhe drogërat, ka thënë se “djajt janë të qetë” tani që gjendet pranë familjes dhe që po përdor medikamente kundër depresionit. Robbie ka zbuluar se ka kaluar një verë të çuditshme, ku është ndjerë totalisht i vetmuar pasi ka qënë duke luftuar me këta “djaj”.
Në një intervistë të dhënë se fundmi për “Radio Times”, ai ka thënë: “Tani çdo gjë po shkon mirë. Ndodh që përkoi me gjetjen e medikamentin të duhur”.
Ndërkohë që ka folur rreth ilaçeve që po përdor, ai është shprehur se gjatë verës nuk mund të fliste me askënd por vetëm me bashkëshorten e tij.
“Nuk dija të flisja me askënd, madje edhe me njërëzit që ishin me mua çdo ditë. Isha i izoluar në kokë. Ishte e mundimshme dhe e trishtueshme. Tani jam duke përdorur disa medikamente kundër depresionit dhe gjërat kanë ndryshuar. Djajt janë të qetë”./topalbaniaradio