Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet! 27/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike 26/01/2026
Në lidhje jashtë shtëpisë, por fjalët e Klodit surprizojnë: “Shpirti ta don…” 26/01/2026
Dafina Zeqiri lë pa fjalë ndjekësit me linjat e reja vetëm 6 muaj pas lindjes 26/01/2026
Special Olympics Albania, sukses në arenën ndërkombëtare falë mbështetjes së Coca-Cola! 26/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Spoti i festave/ Policja ngre dy gishtat, Tahiri e merr në telefon

29/11/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Spoti i festave/ Policja ngre dy gishtat, Tahiri e merr në telefon

Kristina Çakeri, oficerja simpatike që ngre dy gishtat lart në videon e përgatitur nga Policia e Tiranës me rastin e festave të 28­29 Nëntorit ka ngjallur një valë reagimesh në rrjetet sociale. Shumë e kanë interpretuar atë si një simbol të Partisë Demokratike dhe e kanë lidhur Kristinën automatikisht me politikën por oficerja e rendit i jep fund të gjitha hamendësimeve duke treguar për newsbomb.al se gjesti i saj s’ka kurrfarë lidhje me asnjë parti por simbolizon paqen.





Kristina, ju jeni vajza e cila shfaqet në videon e policisë me dy gishtat lart. Çfarë keni dashur të thoni dhe pse zgjodhët pikërisht dy gishtat?

Dy gishtat më kanë dalë thjesht në mënyrë instiktive duke ditur që është simbol i paqes. Ka patur reagime të ndryshme lidhur me këtë, një pjesë e kanë interpretuar sikur jam me Partinë Demokratike por siç e thashë, ishte e gjitha instiktive dhe simbolizon paqen.


Reagimi që ju ka bërë më shumë përshtypje në gjithë valën e reagimeve?

Më bëri përshtypje fakti që ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri më mori në telefon dhe më pyeti: Pse e bëre?

Dhe ju ç’i thatë?

Të njëjtën gjë që ju thashë edhe juve, që është simbol i paqes dhe më doli instiktivisht…

Po ministri, si reagoi pas kësaj?

Pasi ia shpjegova më tha që ishte thjesht një shaka, më tha që kisha dalë shumë bukur dhe më uroi suksese.

Prej sa vitesh punoni si oficere rendi dhe si iu futët Policisë?

Jam pjesë e komisariatit numër 2 të Tiranës dhe punoj si oficere rendi prej tre vitesh. Fitova me konkurrim dhe këtë profesion e kam patur ëndërr qysh në fëmijëri.

A jeni ndjerë ndonjëherë e paragjykuar për faktin që jeni femër dhe përballeni çdo ditë me situata të ndryshme?

Thjesht kam mësuar se policia është pak e vështirë për vajzat por kam kuptuar se sa më shumë përballem me ngjarjet aq më tepër e dua këtë që bëj dhe dua të përfshihem gjithnjë e më shumë. Dua të përballem me ngjarjet kriminale, të jem aty ku ngjarja ndodh, të di objektivat pse jo të kem mundësi të shpreh mendimin tim e të marr vendime.

Të kthehemi pak te dy gishtat se i kemi me merak ne këto gjëra… Ju me kë parti jeni?

Unë jam asnjanëse, absolutisht me asnjë parti sepse Policia e Shtetit është institucion i depolitizuar. Jam me qytetarët.

Një mesazh për vajzat e reja që duan t’i futen Policisë së Shtetit?

Doja t’u thoja të të gjitha atyre që kanë këtë ëndërr apo ambicie t’i shkojnë deri në fund. /Newsbomb/

oficerja-e-policise-1

Tags: dy gishtapolicjatahiritelefon
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!
Breaking News

Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!

27/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike
Breaking News

Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike

26/01/2026
Në lidhje jashtë shtëpisë, por fjalët e Klodit surprizojnë: “Shpirti ta don…”
Breaking News

Në lidhje jashtë shtëpisë, por fjalët e Klodit surprizojnë: “Shpirti ta don…”

26/01/2026
Dafina Zeqiri lë pa fjalë ndjekësit me linjat e reja vetëm 6 muaj pas lindjes
Breaking News

Dafina Zeqiri lë pa fjalë ndjekësit me linjat e reja vetëm 6 muaj pas lindjes

26/01/2026
Special Olympics Albania, sukses në arenën ndërkombëtare falë mbështetjes së Coca-Cola!
Breaking News

Special Olympics Albania, sukses në arenën ndërkombëtare falë mbështetjes së Coca-Cola!

26/01/2026
Luana Vjollca në kopertinën e revistës britanike L’Officiel UK!
Breaking News

Luana Vjollca në kopertinën e revistës britanike L’Officiel UK!

26/01/2026
Next Post
Multimilioneri vret barbarisht 25-vjeçaren që e paguante 10 mijë paund, e mbyt me spango

Multimilioneri vret barbarisht 25-vjeçaren që e paguante 10 mijë paund, e mbyt me spango








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera