Gjatë ditës së djeshme në media të ndryshme qarkulloi lajmi se bukuroshja shqiptare Almeda Abazi kishte marrë propozim për martesë nga i dashuri i saj, Tolgahan Sayışman. Por duket se aktori ia ka kërkuar dorën ish miss-it sipas traditave shqiptare. Babai i aktorit ka kërkuar nga familja e Abazit që djali i tij dhe vajza e tyre të martohen, teksa nëna e Almedës është përgjigjur se tashmë zemra e Almedës i përket “Çenarit”. Bukuroshja ka shërbyer kafet ashtu siç e kërkojnë zakonet shqiptare. Redaksia e ‘Who’ i uron çiftit një jetë sa më të bukur krah njëri-tjetrit.